Për ish-ministrin e Brendshëm teknik Dritan Demiraj, Rama po tenton që të marrë presidencën. I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Demiraj është shprehur se tubimi i Metës duhet të jetë sa më paqësor dhe demokratik. Ai shtoi se do të jetë personalisht në bulevard, ashtu si të gjithë shqiptarët.
“Rama po tenton të marrë edhe presidencën, nuk pyet as për ligje, as për kushtetutë, kështu që unë gjykoj s presidenti është garanti i fundit që duhet të luftë që të mbrojë kushtetutën. Pa dyshim, presidenti nuk ka instrumente të tjerë, përpos që t’i drejtohet popullit. Ky manifestim duhet të jetë sa më paqësor dhe demokratik. Është mirë që t’i bashkohemi thirrjes së presidentit. Unë do t’i bashkohem personalisht, siç do t’i bashkohen të gjithë shtetasit shqiptarë, edhe socialistët, që do të jenë në rreshtin e parë dhe të dytë. Më shumë të pakënaqur janë socialistët sesa demokratët apo pjesëtarët të tjerë të LSI-së. Ky është momenti i fundit për t’i dalë në mbrojtje kushtetutës, pasi këta nuk pyesin për asnjë lloj sistemi”.