Tubimit të nesërm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, I është përgjigjur pozitivisht edhe një personazh shumë I veçantë.
Bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e aktorit dhe këngëtarit të njohur Bes Kallaku, e cila përmes një video-mesazhi të shkurtër konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm.
Videoja në fjalë është shpërndarë edhe nga vetë kreu I shtetit.
“E dashur Ije! Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!", shkruan Meta mbi video.
Të hënën në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta, ka thirrur qytetarët të manifestojnë kundër asaj që ai e quan puç kushtetues.
Manifestimi pritet të zgjas rreth dy orë, ndërsa mësohet se qytetarët në fillim do të grumbullohen në bulevard para institucionit të presidencës e më pas do të marshohet drejt kryeministrisë.
Përveç takimeve dhe bisedave me qytetarët, kreu i shtetit pritet që të ketë edhe një fjalim ku do t’i drejtohet qytetarëve. /A.R, Syri.net