‘’Nesër manifestimi të jetë paqësor’’, Meta ngre dy gishtat: Vetëm flamujt kuqezi, mimozat dhe thirrjet…

Diel, 01 Mars 2020 19:45

Nesër Presidenti Meta organizon manifestimin në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ka bërë apel ndaj qytetarëve që të jetë sa më paqësore.


Meta thotë se nesër qytetarët duhet të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoz meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet ”E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe ”Liri, Demokraci”.

 

Po ashtu ai e ka mbyllur fjalimin e tij duke ngritur dy gishtat me fjalët rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani, poshtë oligarkët.

”Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rrofë sovrani… poshtë oligarkët.”- tha Meta.

Login to post comments