Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se Agim Kajmaku, ish- kryebashkiakun i PS në Vorë lëviz lirshëm në Tiranë teksa është prej muajsh në kërkim nga Policia. Bardhi shprehet se ai nuk arrestohet pasi si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë e ka bashkëpuntor dhe është në mbrojtjen e tij.
STATUSI I GAZMENT BARDHIT
Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.
Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.
Qê policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës!