"Koha të shpëtojmë shtetin nga pengmarrësit e pushtetit"

Diel, 01 Mars 2020 21:26

Nga Mimoza Rexhvelaj

Më ka ftuar Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, si qytetare e një vendi të lirë dhe demokratik, në tubimin e 2 marsit. Normal që do shkoj sepse më thërret presidenti i vendit tim, i cili ka dal në mbrojtje të Kushtetutës!

Kushtetuta nuk ka ngjyra politike 🇦🇱 është edhe e imja. Do shkoj,sepse me marrjen peng të saj,rrezikon e ardhmja e fëmijëve të mi. Sepse jemi “amanetqar” të gjakut të të parëve tanë. 🇦🇱 Sepse nuk na lejohet të bëjmë hapa pas, nuk na lejohet të zhytemi në “Diktaturën e Rilindur” ne jemi populli i vogël me ëndërrën e madhe :” Shqipërinë si gjithë Europa!”

Si qytetare, si nënë e tre fëmijve, si mësuese e brezave, si poete, si pjesë e njerëzve elitar,si zë i njerëzve që s’kanë zë, si njeri që lufton për të drejtën,do jem në çdo shesh, në çdo tubim, në çdo protestë që kërkohet në emrin e lirës, në emrin e së drejtës, në emrin e së ardhmës së vendit.

Në këtë pikë ngjyra ime është kuq e zi. Unë jam gjaku i flamurit, jam dhe shqiponja në mes të tij.
Të falem atdhe!! 🇦🇱

Login to post comments