Marshimi i 2 marsit/Lindita Metaliaj: Shqiptarët nuk pranojnë zotërues dhe as sundues, të manifestojmë për fëmijët tanë

Diel, 01 Mars 2020 20:55

Nga Lindita Metaliaj

Shqiptarët nuk pranojnë zotërues dhe as sundues ,Zoti është një dhe i vetëm lart në qiell,secili nga ne është Zot në pronën e tij dhe të gjithë së bashku jemi Zot të Shqipërisë!
Të dashur bashkëqytetarë ,nesër është 2 marsi Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës !
Aleanca e parë politiko-ushtarake mbarëkombëtare ,për krijimin e shtetit të përqendruar shqiptar.Uniteti i etnive ,kulturave,i traditave,gjuhës ,fesë dhe jo vetëm ,të cilat u skalitën në historinë e Lezhës dhe mbarë kombit Shqiptar si bashkimi më i madh i shqiptarëve që lidhën Besën fort me njëri-tjetrin për liri,pavarësi dhe unitet kombëtar!
Ja ku jemi sot,plot 576 vite më pas kërkohet një tjetër Besëlidhje mbarëkombëtare kuqezi

Ndaj në këtë ditë historike për Lezhën dhe mbarë Shqipërinë,ftoj çdo banor të Lezhës,çdo shqiptar të manifestojë në mbrojtje të Kushtetitës,të manifestojmë së bashku për Liri,Demokraci,për shtetin ligjor ,shtetin e së drejtës,kundër diktaturës dhe regjimit autokrat qe Edi Rama ka instaluar në vend.
Të manifestojmë jo për Presidentin,dhe as për partitë politike,por për ne ,për fëmijët tanë,për familjet tona.
Të manifestojmë kundër shpopullimit të vendit nga keqqeverisja,korrupsioni dhe hajdutëria e Ramës dhe bandës qeverisëse në pushtet!
Mbi të gjitha të manifestojmë për Shqipërinë si gjithë Europa!
Vetëm të bashkuar do t’ja dalim të bëjmë të mundur që e mira të triunfojë mbi të keqen!
Takohemi nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 21:04
Login to post comments