Paloka ironizon kreun e Policisë: Sa të jetë Rama, kriminelët në krye dhe të tjerët në burg!

Hënë, 02 Mars 2020 12:08

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës, i cili i ka drejtuar mesazh shefave të komisariateve të Tiranës, duke e cilësuar të turpshme situatën, nëse vërtet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, i shpallur në kërkim prej muajsh, shëtit i lirë në rrugët e kryeqytetit

Sipas Palokës, ky reagim është një tjetër turp. Ai tha se në krye të vendit sa të jetë Rama do vendosen kriminelë, ndërsa policia he drejtësia do kenë të njejtën sjellje.

“Turp”..?!
Turp eshte qe keta vazhdojne te tallen e ti trajtojne shqiptaret si budallenj ! Lenia ne liri e kajmakut te “rilindjes” eshte vazhdim i krimit te urdheruar prej Rames, te atij qe i mbeshtet, i emeron kryetar bashkie , deputet e ministra dhe kur kapen ne krim , nuk lejon as policine e as drejtesine ti prekin.
Publikojne nje mesazh te drejtorit te narkopolicise se Rames, qe gjoja rastesisht ka vajtur si info ne media, per t’ju thene shqiptareve se nuk jane keta qe e lene te lire. Eshte e njejta polici e prokurori qe arrestojne me urdher botues e lene te lire, madje dhe mbrojne kriminelet e “rilindjes”!
Sa te jete Rama aty, kjo do jete dhe sjellja e policise dhe drejtesise; kriminelet ne krye te vendit e te tjeret ne burg.

 
Modifikuar më Hënë, 02 Mars 2020 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...