Fjala e Ramës për koronavirusin në parlament, Shehu: Foli si Kim Jong Un, i konsideroi qytetarët sikur të jenë insekte

Hënë, 02 Mars 2020 12:42

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama sot në parlament foli për koronavirusin me gjuhën e Kim Jong Un-it

Shehu thekson se Rama me këtë fjalor që përdor, i konsideron qytetarët shqiptarë sikur të ishin insekte.

Postimi i ish deputetit të PD Tritan Shehut:

Cinizmi i Kryeministrit per vdekjen e qytetareve, si te ishin insekte.

Sot ne ate “Kuvend”, duke folur per Koronavirusin Kryeministri shprehu cinizmin e tij ndaj jetes a vdekjes se qytetareve, konsiderimin e tyre prej tij sikur te ishin sklleverit e dikurshem te faraoneve, a me keq akoma….

Ai foli me gjuhen e Kim Jong-unit ndaj rrezikut per shtetasit, per mundesine e vdekjes nga Koronavirusi, duke permendur me indiference e nenvlehtesim shifren shume te larte te mortalitetit te tij prej 2,3%, kur gripi i zakonshem e ka 0,1%

Ne fakt sipas te dhenave te sakta kjo shifer vertitet ne vendet e zhvilluara nga 2-3% (Italia e ka reth 3%), ndersa ne vendet me sistem shendetesor jo efikas si i yni, qe renditet i fundit ne Kontinent, mund te arrije 10-25% (Irani).

Ai gjithashtu mburet se nga fondet e sistemit shendetesor jane dislokuar 1 Milion E, qesharake kjo, kur Kryeministri i Italise deklaroi dislokimin nga fondi i shtetit te 3,6 Miliard E per te luftuar kete epidemi.

Dhe cudia tjeter per te justifikuar mungesen totale te materialeve mbrojtese si maska, dorreza, cizme, disifektante e me tej veshjet speciale, ai ben nje “zbulim” qe maskat nuk te mbrojne, duke harruar se eshte Task i tij qe prej dy javesh vetem per maskat flet, por jo per ato te nevojeshmet, qe jane profesionalet.

Ne fund ai evokoi si sukses te madh berjen e vetem 31 ekzaminimeve laboratorike ne vendin tone, qe jane nje “vrime ne uje” ndaj nevojave, ndersa Italia aplikon mijera e mijera te tilla.

Ndersa Kujdesin paresor, Karantinen, kapacitet Spitalore, Pajisjet speciale etj etj i harroi..,qytetaret tane keshtu jane krejt te pa mbrojtur e nen nje diskriminim te thelle.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...