Në manifestimin e thirrur nga Presidenti fjalën i pari e ka marrë Ledi Bianku, personalitet i njohur i të drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar anëtari i Gjykatës Europiane.
Bianku bëri të ditura katër arsyet që e shtynë ti bashkohej manifestimit.
“Kur mora këtë ftesë pyetja e pare ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija.
Katër ishin arsyet që lidheshin me njëra-tjetrën.
1-Rendësia e këtij tubimi, Mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë një palë apo një tjetër. Pa një gjykatë kushtetuese të pavarur, nuk kemi më forcën e ligjit që vepron, por kemi ligjin e forcës.
2-Në një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqesë për shqyrtim një organi të pavarur imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë që pretendojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre kur ia shkel qeveria. Po qëllimi është për pushtet po për pushtetin kushtetutës. Ky është pushteti me i rëndësishëm.
3-Cfarë emri i vihet kësaj situate? Robert Spano thoshte: Zgjedhjet nuk krijojnë plotfuqi. Me gjeni një shtet në Europë që është i ngjashëm me situatën në Shqipëri. Ka më shumë se dy vjet që aktet e qeverisë që nuk kontrollohen.
4-Në këtë situatë absurdi kushtetues që nuk ka Gjykata e të kontrollojnë shkeljet e ligjit dhe stina e protestave ka shpërthyer edhe ne vend e të tjera pyesja veten se si do reagonin bashkëkombësit e mi. Kur ju shoh sa shumë jeni mbledhur gëzohem se një thirrje për të mbrojtur kushtetuan dhe liritë gjen këtë lloj reagimi. Vlerat e këtij kombi nuk kanë vdekur”, tha Binaku.
Teksa sheh në shesh protestuesit Bianku thotë se i lindi edhe një arsye e pesë.
“ Arsyeja e peste jeni ju, thirrjet tuaja për liri dhe demokraci. Pa këto gjykata liritë vdesin. Unë ju uroj kur them Zoti ju bekoftë, por e ka ne dore zoti, e nëse ju them se liria qoftë me ju kjo është në dorën tuaj”