Kapexhiu: Të gjithë së bashku të mbrojmë Kushtetutën. Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat

Hënë, 02 Mars 2020 17:58

Në foltoren e vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u ngjit edhe artisti Bujar Kapexhiu.

Në fjalën e tij, Kapexhiu u shpreh se ndodhet në tubim kundër atyre që kërkojnë të shkelin e të tjetërsojnë Kushtetutën e vendit.

“Të mbrojmë dhe të mos harrojmë. Nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem kurrë. Kur është fjala për të mirën e Shqipërisë dhe në interest ë atdheut tim. Jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve. Sot jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Jam njëkohësisht kundër atyre që tentojnë ta shkelin, ta tjetërsojnë ligjin themeltar. Morëm më të keqen e diktaturës dhe morëm më të keqen e demokracisë . Unë kam ngrënë 1 miliona shuplaka që vendi im të ishte ky. Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat. Të gjithë së bashku të mbrojmë atë që është e drejtë, e ligjshme, të mbrojmë Kushtetutën", u shpreh ndër të tjera Kapexhiu.

Login to post comments