“Ditë historike për besëlidhjen e madhe të qytetarëve”- Aktori Liçaj: Ky manifestim fronti më i madh kuqezi kundër grushtit të shtetit

Hënë, 02 Mars 2020 18:00

Aktori i njohur Neritan Liçaj, në fjalën e mbajtur në protestën e thirrur nga Presidentit Ilir Meta, se ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuqezi si asnjëherë tjetër kundër grushtit të shtetit.


Sipas tij, në Shqipëri janë rrëzuar institucionet, ndërsa e konsideron një ditë historike të besëlidhjes së madhe të qytetarëve.

Liçaj: Mirë se keni ardhur në këtë ditë të parë të pranverës kuqezi, në këtë ditë historike të besëlidhjes së madhe të qytetarëve, në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuqezi si asnjëherë tjetër kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri. Në këtë manifestim madhështor për shtetin ligjor e hapim duke ftuar një nga personalitetet më të shquara të së drejtës, profesor Ledia Bianku.

Login to post comments