Bashkimi Europian krijon task forcë për parandalimin e COVID-19

Tuesday, 03 Mars 2020 12:18

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet në botë dhe gjithashtu në Europë (2 100 raste në 18 vende), Brukseli ngre nivelin e alarmit që shkon nga i moderuar tek i lartë dhe krijon një task forcë pune për t’u marrë me emergjencën.

Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është ende e mundur të përballohet COVID-19 dhe ai duhet të mbetet përparësia kryesore për të gjitha vendet.

“Masat e hershme dhe agresive mund të ndërpresin përhapjen e mëtejshme”, theksoi drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të cilin ende nuk flitet për një pandemi.

Ekipi special përbëhet nga presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, Paolo Gentiloni (komisioneri i BE-së për Ekonominë), Janez Lenarcic (komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave), Ylva Johansson (komisioneri i Brendshem i BE), Stella Kyriakides (komisioneri i BE-së për Shëndetësinë) dhe Adina Valean (komisioneri i BE-së për Transportin).

Të pestë komisionerët do të punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet kombëtare, në bazë të tre linjave kryesore: sektorit mjekësor, lëvizjes së personave në BE dhe veçanërisht transportit dhe ekonomisë, me një përqendrim më të thelluar në sektorë si turizmi,transporti, tregtia, por edhe makroekonomia.

Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 13:22
Login to post comments