Të tjerë avionë droge po frekuentojnë qiellin e Shqipërisë. Me një status të shkurtër në faqen e tij në Facebook të shoqëruar me foto, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që ai e quan: “Flota e Narkoshtetit”.
Pamjet në fjalë, sipas asaj që shkruan ish-kryeministri, vijnë nga Kune e Lezhës.
“Narkoflota e Narkoshtetit nuk ndalet! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në postimin e tij.
© SYRI.net