'Më myte, më shkatërrove'/ Banorja e prekur nga tërmeti, Ramës: Të lutem, leri përrallat

Tuesday, 03 Mars 2020 17:52

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Thumanë takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ka paraqitur projektet dhe ka shpjeguar proceset e Rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se, Thumana do të shndërrohet në një atraksion turistik, siç ka ndodhur me Pukën dhe Belshin.

“Përrallat e mia dalin, ka ndonjë që s’ka dalë, po se nuk i ka ardhur koha. Kur thoja që Puka do bëhet fshat turistik, pukjanët thonin “kur do ike ky palla i gjatë se boll na kanë pallur me rrena”. Shkoni në Pukë tani, në Belsh, po. Se këtu ka një liqen që është ngjitur me zonat e banuara. Dhe këtu ka një liqen, po ai është i shkëputur, po di që ai liqen aty është një arsye për të besuar se dhe Thumana do të bëhet një zonë ku njerëzit do thonë “Kush do vij në Thumanë për fundjavë”, tha ai.

Më pas fjalën e kanë marrë banorët, ndërsa një prejt tyre ka thënë se kishte dy shtëpi që i janë prishur dhe ka pyetur Kryeministrin se çfarë do të ndodhë me to.

“Edi Rama të lutem lëri përrallat se na ka ardhur shpirti në majë të hundës. Nëse kjo që thoni ju bëhet, atëherë është shumë mirë për ne. Në fakt jemi bërë pesimistë nga ajo që kemi parë. Se të shikosh fëmijën që lutet dhe mos bësh gjë, nuk e di”, tha banorja.

Pas saj, e mori fjalën Rama, i cili ndërkohë që fliste, zonja vazhdonte të shprehte shqetësimin e ssaj.

“Më myte, mos se më shkatërrove. Parimi është që ne do ndërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë. Ke dy hyrje në një pallat që do prishet dhe do i marrësh siç i kishte“, iu përgjigj Kryeministri.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...