Artan Fuga
Nga vjen instinkti për të abuzuar me pushtetin?
Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit, duke e kërcënuar me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria mund t'i hedhë në erë të gjitha institucionet e saj? Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin.
Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë "roje stallash" apo "çobenë dhënsh" në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata!
Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën!
E marrin pushtetin, i heqin me nxitim mbathjet, sytjenat, e pickojnë dhimbëshëm nga vidhet, e pështyjnë në fytyrë, e shtrijnë me dhunë në shtrat,
i hypin në kurriz kalapiç me çizme duke i marrë frymën.
Si një lodër!
Dhe nga erotizimi dhe nga fakti se pushteti u është dorëzuar thonë edhe: "Përse të mos e prishim fare?!"
Prishin dhe prishen në pushtet!
Ajo që deri tani u dukej si e paarritshme, Shqipëria, u ka ardhur në dorë, u është besuar si një dhuratë e Zotit! Por, ata nuk i besojnë vetes. Kanë frikë se u ikën dhe prandaj nisin ta dhunojnë, keqpërdorin, abuzojnë!
Këta janë!
T'i dhunosh pa bazë ligjore, t'i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima.
Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend.
I pritëm shtatë vjet!
Atë duan ata! Çdo dhunë mbi ta, justifikon dhunën që ata kanë ushtruar deri tani me kartonë votash!
Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit: "Kur mund t'ju bëj gjithçka, përse të mos ua bëj?!"
Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin.
Nuk thoshte kot Spinoza i madh: Çdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit!