Nishani: Rilindasi antievropian fshihet, kur valët e dhunshme të emigrantëve kërcënojnë edhe Shqipërinë

E mërkurë, 04 Mars 2020 11:40

Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, i ka bërë thirrje qeverisë të mos fshihet në këtë moment të rëndë që po përjeton Greqia për shkak të krizës së refugjatëve dhe cenimit kësisoj edhe të kufijve të BE-së. Nishani thekson se “kërcënimi që i shfaqet Evropës nga valët e dhunshme të emigrantëve ilegalë nga Afganistani, Siria, Iraku etj., rrezikon edhe Shqipërinë”.

“Qeveria e rilindsve ka futur kokën si struci në rërë, megjithëse bishtin e mban lart, dhe hesht ndaj shqetësimit të madh të Bashkimit Evropian nga turmat e dhunshme e emigrantëve ilegal në kufirin me Greqinë fqinje, - shkruan Nishani. - Kërcënimi që i shfaqet Evropës nga valët e dhunshme të emigrantëve ilegalë nga Afganistani, Siria, Iraku etj., rrezikon Shqipërinë gjithashtu, territorin tonë si rrugëkalimin e vetëm drejt BE.

Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë deklaruar shqetësimin e madh dhe solidaritetin me Greqinë në situatën e krijuar. Ne jemi vend fqinj me Greqinë dhe rrugëkalimi tokësor i lidhjes së saj me kontinentin.

Rilindsi antievropian fshihet !

Qeveria shqiptare të solidarizohet me Greqinë fqinje dhe Bashkimin Evropian e të vendosë menjëherë mekanizmat e koordinimit me autoritetet greke dhe FRONTEX në përballjen e kësaj situate që mund të përfshijë edhe territorin shqiptar në dëm të sigurisë së hapsirës evropiane, së cilës ne i përkasim."

Login to post comments