Edi Rama dhe mazhoranca e tij kanë vendosur të tërhiqen përkohësisht nga miratimi i ligjit të kthyer nga presidenti Ilir Meta për funksionim e Gjykatës Kushtetuese.
Këtë e bëri të ditur Taulant Balla, i cili deklaroi se pritet të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias.
Edhe pse në deklarata mazhoranca mohon të frikësohet nga vendimet e Ilir Metës dhe nga afati i 15 marsit, veprimet tregojnë të kundërtën.
Për të shmangur një përballje të mundshme me Presidentin e Republikës, PS nuk do të nxitojë për të shqyrtuar dekretin për ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Taulant Balla: Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës. Besoj që në mos seancën e datës 19 në seancën tjetër të jetë gati.