EMRAT/ Me të shkuar të errët kriminale, policia italiane arreston dy shqiptarët për trafik heroine

E mërkurë, 04 Mars 2020 17:56

ITALI

Policia italiane dje ka arrestuar dy shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Në prangat e karabinierëve kanë përfunduar shtetasit nga Shqipëria Fati Xeka, lindur në Shqipëri më datë 27/06/1983 me vendbanim në Parma dhe Robert Lusha, lindur në Shqipëri më 19/01/1981 dhe banonte në provincën e Brescia. Atyre iu gjet heroinë dhe sasi të tjera të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj

Fati Xeka mësohet se ishte një emër i njohur i policisë italiane, i arrestuar dhe dënuar disa herë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Dje, karabinierët kontrolluan në banesën e tij dhe në shtëpinë e tyre gjetën edhe shqiptarin tjetër e identifikuar si Robert Lusha. Po ashtu, karabinierët sekuestruan edhe para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Robert Lusha rezulton emër i njohur për drejtësinë italiane, ndërsa dy vjet më parë për të gjykata kishte dhënë “detyrim paraqitje” për trafik droge. Lusha kishte mundur të gjente strehim dhe vazhdonte aktivitetin e trafikimit. Të dy janë arrestuar dhe do të paraqiten para gjykatës për të dhënë masat e sigurisë.

Login to post comments