Vasili: Etilda zero rol në reformën në drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore

E mërkurë, 04 Mars 2020 19:48

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë funksion në zbatimin e reformës në drejtësi.  Vetë reforma është konceptuar si proces ku institucionet qeveritare duhet të rrinin larg. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se i vetmi sukses i Etilda Gjonajt është falsifikimi i dokumenteve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

 

“Etilda zero rol ne Reformen ne Drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore! Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi. Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise dhe ky zero rol eshte percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi.

Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe Anglisht… mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret…!! Komisioni i Venecias ka qene asgjesues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqesorit dhe ne asnje nga institucionet e reja te gjyqesorit.

Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias: “Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit.

Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor. Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha. Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit.

Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK. Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te barabarte per te gjithe duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshtë”

Login to post comments