Zhupa: Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblesë së Partisë Socialiste!

E Enjte, 05 Mars 2020 09:58

Zëdhënësja  e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ina Zhupa ka reaguar për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së PS-së. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se drejtorët e bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie.

Zhupa shkruan se këta nëpunës të lartë të bashkisë Tiranë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyra e tyre.

“Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 drejtorë që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tiranë janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione! Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike”, shkruan Ina Zhupa.

 
 

Image

 

ImageImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...