Meta pret Presidentin e Bullgarisë, Radev: Ju mbështesim në rrugën europiane, me rëndësi respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare

E Enjte, 05 Mars 2020 12:10

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Në një konferencë të përbashkët për mediat, kreu i shtetit shqiptar, falënderoi Presidentin Radev për mbështetjen dhe kontributin në përballimin e pasojave pas tërmetit shkatërrimtar.

“Theksova rëndësinë e vazhdimit të bashkëunimit në fushëne e emergjencave. Kontributi i Bullgarisë ka qenë profesional dhe ka shërbyer si eksperiencë e mirë për ekipet tona. E falënderoj Bullgarinë edhe për ndihmën e dytë në konferencën e donataoreve. Kemi diskutuar për rritjen e bashkëpunimit, edhe në fushën e kulturë, artit e sportit. Marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë më të suksesshme për të realizuar rezultate më të prekshme. Ju uroj për festën kombëtare. “ u shpreh Meta.

Nga ana e tij, Presidenti i Bullgarisë shprehu mbështetjen e vendit të tij për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa vuri theksin te respektimi i të drejtave të pakicave bullgare në vendin tonë.

“Dua të falënderoi Presidentin për ftesën në Shqipërinë e bukur e miqësore. Jam këtu me një qëllim të rëndësishëm shpreh mbështetje për rrugën evropiane. Vizita ime në një moment të rëndësishëm sa i takon perspektivës së ballkanit perëndimor.

Mendojmë se Shqipëria është gati për të nisur anëtarësimin në BE. Ne kuptojmë që procesi është i ndërlikuar dhe i gjatë, por jemi të gatshëm të afrojmë asistencën tonë. Pakicat kombëtare të jenë e lirë që të realizojë të drejtat, është një ndër kriteret tona për mbështetjen. Jam i bindur që do jemi dëshmitarë të përfundimit të suksesshme të miratimit të ligjieve dhe censusi i ardhshëm të ketë liri që secili të shprehë lirshëm kombësinë e vet. Presim të jenë shtetas luajalë e të luajnë identititetin e vet.

Shqyrtuam perspektivat e zhvillimit ekonomik, mund të bëjmë më shumë. ky proces duhet të stilumohet. Disktuam edhe mundësitë për rivendosjen e linjës ajrore Tiranë-Sofie, e bashkëpunimin detar përmes porteve. Shpreh solidaritet për pasojat e tërmetit shkatërrimtar. “ u shpreh Presidenti i Bullgarisë.

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 12:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...