Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim me gazetarët në selinë blu ka treguar se çfarë diskutoi me zyrtaren e BE-së Federica Mogherini në takimin e mbajtur në Rinas.
“E informova për vizitën në Berlin. E falenderova. Zonja Mogherini dhe KE janë në dijeni të skepticizmit të vendeve anëtare, si Gjermania, Faranca dhe Holanda.
I shprehja bindjen time se skepticizmi nuk zgjidhjet duke fshehur problemin. Ato kanë të dhëna të plota, nuk mund t’i zhgënjesh. Psh; Holanda ka problem kryesor krimin.
Ne opozita jemi angazhuar prej fillimi në luftë kundër këtyre problemeve. Kundër hapave që do të minonin reformën në drejtësi dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot opozita dhe vendet e BE qëndrojnë në krah për zgjidhjen e problemeve. Bindja ime është që argumenti më i mirë për vendet skeptike është se mos-hapja e negociatave do të përbënte problem për zbatimin e 5 reformave kryesore”, u shpreh ndër të tjera Basha.