Rama i çon letrën mikut trafikant droge të Taulant Ballës

E Enjte, 05 Mars 2020 14:08

Tre persona të tjerë janë bërë objekt verifikimi nga Operacioni Forca e Ligjit.

Mesohet se struktura speciale e policisë ka dërguar shkresën për deklarimin e pasurisë për Eduart Nazari, banues në Berat,  Gentin Çako, banues në Berat dhe Mond  Bega, banues në Tiranë.

Po kush është Mond Bego që radhitet i treti në listën e OFL.

Ai është miku i Taulant Ballës për të cilin opozita nxori dhe publikoi shumë afera të cilat linin dyshime se kishte lidhje me drejtuesin e lartë të Rilidnjes. Ndër të cilat edhe udhëtimet e tyre të shumta jashtë shtetit

Mond Bego është banues në Tiranë dhe  është i dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Ndëkrohë që në Shqipëri duket se pas ardhjes ne pushtet të Ballës dhe rilindjes atij i ka ecur shume mirë biznesi.

Ja njoftimi i plotë:

OFL, 5 mars

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

E. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

G. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë  me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

M. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Login to post comments