Mustafaj: Manifestimi, zgjerim maksimal i Presidentit, i presionit mbi qeverinë. Ambasadorja e SHBA, në periudhën e njohjes së realitetit. Qëllimi i Ramës lënia pa…

E Enjte, 05 Mars 2020 17:55

Analisti Besnik Mustafaj ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për situatën politike, manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti i Republikës, qëndrimin e opozitës dhe reagimet e maxhorancës.

Mustafaj tha se manifestimi ishte zgjerim maksimal i Presidentit, i presioni mbi qeverinë.

“Manifestimi ishte një kulm i kësaj përplasjeje dhe ishte në një farë mënyre një zgjerim maksimal nga ana e Presidentit i presionit mbi qeverinë. kërkesat, mesazhet, të gjitha çfarë i takonte nuk i shprehte për herë të parë. Ato që tha në manifestim i ka thënë në mënyrë të përsëritur. Si mesazh nuk kishte asgjë të re, e re ishte forma. Askush nuk ka menduar se do të mblidheshin aq shumë njerëz në shesh. Ende dua të shpresoj se qeveria do ta shohë me realizëm se përse këta njerëz u mblodhën në shesh. Të thuash për të mbrojtur kushtetutën nga ana e traditave është shumë abstrakte. Kësaj here të dalim në shesh me motivin të mbrojmë Kushtetutën unë shoh një avancim të madh të kulturës politike”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket thirrjeve në manifestim, ai tha se sheh një rritje të kulturës politike.
“Të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare e shprehën mbështetjen e tyre për manifestimin. Jam i bindur se nëse PD do i thërriste mbështetësit e vet të dalim në bulevard për të mbrojtur Kushtetutën nuk ma merr mendja se do vinin kaq. Unë dua të shoh se në emër të interesave për mbrojtjen e Kushtetutës dolën në manifestim dua të shoh një shenjë të rritjes së kulturës politike”, deklaroi Mustafaj.
Por a ka një reflektim nga maxhoranca dhe kryeministri? Ja çfarë mendon Mustafaj: “Kjo është sjellja e kryeministrit. Të gjitha shpresat tona se ai do bëhet i arsyeshëm janë të kota. Basha nuk është radikal. Ilir Meta është radikal kur shkon me shpinë pas murit. nëse kryeministri do vazhdojë të jetë kaq refraktar, edhe presidenti do vazhdojë të bëhet radikal”.

Ai theksoi se nuk mund të bëjë skenarë por kujtoi grevën e urisë për ndryshimet kushtetuese.
“Unë nuk e njoh strategjinë e Presidentit. Nuk i lejoj vetes të bëj skenarë të ndryshme. Mbaj mend që për ndryshimet kushtetuese Meta u fut në grevë urie. Shkoi në radikalizëm. Nuk i kishte 100 mijë vetë se po t’i kishte do i kishte vënë flakën parlamentit”, tha analisti i njohur.
Sa i përket interpretimit të Kushtetutës nga palët ai tha se të gjitha ligjet që ekzistojnë në botën e lirë kanë brenda mundësinë e interpretimit, nuk janë aritmetikë. “Shumë veta që unë iu besoj thonë që Presidenti nuk e ka të mundur të shpërndajë parlamentin. Kemi dhe interpretimin e qeverisë, maxhorancës. Kushtetuta, ka ambivalencat e veta, çdo nen, çdo ligj. Ka parashikuar arbitrin e pakundërshtueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë mungon. Ne na i komplikon një kuptim të drejtë mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk jam konspiracionist nga natyra por besoj se kjo ishte një qëllim i Edi Ramës për ta lënë vendin pa Gjykatën Kushtetuese pa Gjykatën e Lartë. Askush nuk mund të shkojë në Strasburg pa shkuar në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Mustafaj duke kujtuar si një nga çështjet problematike atë të pronave.

 

Në lidhje me qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim pas manifestimit, Mustafaj tha se “Ambasadorja është në periudhën e njohjes së realitetit”. “Unë për vetë natyrën time profesionale, nuk kam prirjen t’i gjykoj ambasadat e huaja, as të ankohem nga to e as të shpresoj. Çdo ambasadë përcjell imazhin e vet. Fryma antieuropiane apo anti amerikane, apo anti franceze, etj në shoqëri është shkaktuar nga sjelljet joadekuate të ambasadave”, deklaroi ai.

Mustafaj tha se me sa ka kuptuar nga fjalimi i presidentit ai kësaj here iu drejtua shoqërisë shqiptare. “Shqipëria është e para për mua, SHBA e dyta. Nuk e shoh të preokupuar z. Meta se çfarë mendojnë ambasadat. Flamuri ishte, aq më mirë. Simbol është”, deklaroi Mustafaj.

Por a mund ta rrezikojë strategjia e z. Meta zotin Basha? Mustafaj thotë se nuk janë konkurrentë dhe se kjo mund të ndodhë nëse Meta kthehet në terren politik.
“Nuk besoj, në kuptimin që nuk janë konkurrentë. Radikalizimi i z. President duhet parë në çfarë kuadri do vendoset. Duke qëndruar në zyrën e presidentit çfarë thirrjes do i drejtojë opinionin publik. Nëse Ilir Meta largohet nga presidenca dhe kthehet në terren politik atëherë ka një konkurrencë. Z. Balla është një provokator i vogël, i keq i kryeministrit. ne po përpiqemi të bëjmë një analizë sa më të ndershme dhe sa më të ftohtë”, u shpreh ai.

Sa i përket akuzave ndaj botuesit Henri Çili, mustafaj tha se shpreson në pafajësinë e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...