Bardhi, Ramës: Mos shpik 'armiq' të brendshëm e të jashtëm, je e keqja më e madhe e vendit

E Enjte, 05 Mars 2020 18:14

Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë. 

Kështu shprehet sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili i referohet një artikulli të publikuar te "DW", sipas të cilit, pritet që Shqipërisë ti shtohen kushtet për çeljen e negociatave.

Sipas numrit dy të selisë blu, Rama në vend që të shpikë 'armiq' të rinj të brendshëm dhe të jashtëm, bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë 

"Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.

Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa", shkruan Bardhi në postimin e tij. 

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një "po" për çeljen e negociatave, ka gjasa që  kushtet për Shqipërinë të shtohen.

Kështu është shprehur këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski.

Në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t'i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...