U kërkua nga PD, shtyhet mbledhja e tryezës së Reformës Zgjedhore, ja çfarë pritet të hënën

Premte, 06 Mars 2020 09:30

Shtyhet takimi për reformën zgjedhore që ishte planifikuar për të premten paradite.

Sikurse ishte lajmeruar, diten e sotme do te zhvillohej tryeza e reformes zgjedhore me rend dite: 1) diskutimin mbi administraten zgjedhore dhe 2) sistemin zgjedhor.

Por burimet thanë se me kerkesë të perfaqesuesit të Partise Demokratike, mbledhja e sotme eshte shtyre per diten e hene, ora 10:00 me te njejtin rend dite.

Kjo pasi për shkak se deri ditën e hënë, pritet që opozita jashtë Kuvendit të sjellë dhe propozimet e saj për çeshtjen e administratës zgjedhore.

Login to post comments