“Letra ime, gjoja kundër integrimit”/ Presidenti Meta në konferencë për mediat: Jam i detyruar të bëj të qartë se…

Premte, 06 Mars 2020 12:37

Presidenti Ilir Meta ka dale sot ne konference duke sqaruar letren qe ai i ka derguar kreut te Komisionit Evropian pas rekomandimit per celjen e negociatave me BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

“Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra që unë i kisha cuar komisionerit për zgjerimin gjoja se ishte kundër integrimit dhe çeljes së negociatave, që e anoncoi spektakolari tao tao dhe sot iu bë jehonë nga e nderura zonja e Bilalit jam i detyruar në raport me qytetarët për tu bërë të qartë letrën që ua ia kisha dërguar jo për ta bërë të ditur publikut, por për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një cështje kaq kritike sic është integriteti i Kushtetueses aq më tepër që në formulimin e bërë të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti. Jam shpresëplotë që vendet anëtare do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave”, tha Meta.

Presidenti ka reaguar pas deklarates se forte te bere nga Kryeministri, lidhur me letren qe kreu i shtetit ka derguar ne Bruksel.

Ka qene zedhenesi i Presidentit ai qe ka njoftuar se kreu i shtetit do te dale ne nje konference per mediat, ne te cilen, sipas tij do te jape pergjigje direkte per kryeministrin.

Postimi i Tedi Blushit 

TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat.

Reagimi i Rames 

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

LETRA E METES

I NDERUAR KOMISIONER VARHELYI!

Zyra juaj ka publikuar dje një përditësim mbi gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 mbi Shqipërinë. Unë e mirëpres angazhimin dhe përpjekjet tuaja, duke mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Unë mbetem me shpresë se vendet anëtare do ta mbështesin rekomandimin tuaj për të hapur negociatat gjatë këtij muaji, gjithashtu duke marrë parasysh një metodologji më të përpiktë, që siguron një proces më të qëndrueshëm dhe të qartë të reformave.

Kam mbetur me përshtypjet më të mira nga takimi ynë në Tiranë dhe për më tepër, jam inkurajuar nga realizmi dhe entuziazmi juaj për t’i kthyer dështimet e mëparshme në mundësi. Rivendosja e besueshmërisë në procesin e zgjerimit nuk është vetëm nevojë e vendeve anëtare, por edhe e domosdoshme për procesin e vërtetë të vendeve kandidate, përfshirë Shqipërinë.

Në këtë këndvështrim, unë nuk mund ta fsheh keqardhjen duke lexuar “fotografinë e fakteve” të lidhura me procesin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës sui generis në Shqipëri. Presidenti i Republikës ka respektuar plotësisht dhe ka zbatuar masat ekzakte ligjore dhe kushtetuese, të cilat përcaktojnë: Neni 179 i Kushtetutës:

“…2. Anëtari i parë që do të zëvendësohet në Gjykatën Kushtetuese duhet të caktohet nga Presidenti i Republikës, i dyti duhet të caktohet nga Parlamenti dhe i treti nga Gjykata Supreme.

Ky duhet të jetë rendi për të gjitha emërimet e ardhshme, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Ligji nr 8577/2000, “Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, siç u përmirësua: “4. Rivendosja e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022, duhet të ndodhë sipas skemës së mëposhtme: a) Gjykatësit që do të zëvendësojnë gjykatësit që iu mbaron mandati më 2016, duhet të caktohen sipas sekuencës, respektivisht nga Presidenti i Republikës dhe nga Parlamenti. b) Gjykatësit që iu mbaron mandati në 2017, duhet të caktohen nga Gjykata e Lartë dhe duhet të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025. c) Gjykatësit që do të zëvendësojnë gjykatësit, të cilëve iu mbaron mandati në 2019, duhet të caktohen sipas sekuencës, respektivisht nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe nga Parlamenti. ç) Gjykatësi, i cili do të zëvendësojë gjykatësin, që i mbaron mandati në vitin 2020, duhet të caktohet nga Gjykata e Lartë dhe duhet të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. d) Gjykatësit që do të zëvendësojnë gjykatësit, të cilëve iu mbaron mandati në 2022, duket të caktohen sipas sekuencës, respektivisht nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë.

Kjo është saktësisht ajo çfarë i ka qëndruar Presidenti. Kjo është saktësisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për Reformën në Gjykatën Kushtetuese, e aprovuar në unanimitet nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i shumicës socialiste kërkon të thyejë një balancë të tillë, me qëllim që të marrë kontrollin politik të Gjykatës. Për më tepër, unë kam publikuar të gjitha dokumentet zyrtare që provojnë çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryera nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Gjyqësor, ministri i Drejtësisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare dhe kam kërkuar akuzime kriminale kundër çdokujt të përfshirë në këtë skemë në Zyrën e Prokurorit Special, SPAK.

Përgjatë kësaj kohe, unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam informuar Zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbi çdo hap në këtë proces. Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili ka të drejtën të ekzaminojë të gjithë procedurën e emërimeve të gjykatësve kushtetues dhe jo vetëm një gjykatës, siç është përmendur në raportin tuaj.

Për të komplikuar më shumë gjëra, ju duhet të dini se kjo shumicë ka miratuar një ligj antikushtetues në Parlament, duke ndryshuar procedurën e betimit në detyrë të gjykatësve kushtetues te Presidenti i Republikës, përcaktuar në nenin 129 të Kushtetutës. Më lejoni të nënvizoj se ky ligj u miratua në të njëjtën ditë që Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë, pavarësisht nga opinioni i tyre i mbetur pezull edhe mbi këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...