Meta rrëzon akuzat e Ramës, citon letrën drejtuar KE: Besimplotë se do të aprovojnë rekomandimin për të hapur negociatat!

Premte, 06 Mars 2020 12:49

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje publikisht, kryeministrit Edi Rama, i cili e ka akuzuar se po minon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe ka aluduar për “kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi.

Nga Presidenca, duke iu referuar letrës së tij,  Meta i rrëzoi akuzat duke cituar fjalë për fjalë letrën drejtuar komisionerit të KE-së në të cilën theksonte se "mbetej besimplotë që shtetet anëtare do ta shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji".

Presidenti  tha: “Jo vetëm dje, por edhe sot, pas rrjedhjës nga qeveria në një television në vendin tonë, ku bëhej publike letra që unë I kasha dërguar Komisionerit për Zgjerimit, gjoja sikur unë isha kundër hapjes së negociatave dhe që e anonçoi i pari Tao Tao dhe i bëri jehonë “zonja e Bilalit”, po ju bëj të ditur se këtë letër unë e kisha dërguar për të ndihmuar Komisionin Evropian që të ishte më i vëmendshëm për një çështje kritike si integriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe ku dilte sikur problem ishte krijuar nga Presidenti i Republikës.”

Meta në vijim ka cituar saktësisht letrën në të cilën ai shprehej se “shprehem besimplotë në vendimin tuaj për çeljen e negociatave” dhee ka theksuar edhe në vijim me ironi kërkesën e tij për hapjen e negociatave  “në nder të zonjës së Bilalit” .

 

Akuzat e Ramës ndaj Presidentit sot në Twitter

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin pro dhe Presidentin e vet kundër vendit e kundër vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë, mund të mos e marrë Po-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

1 / 3

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...