Edi Rama `Qytetar Nderi` në `shtëpinë` e Adem Jasharit, refuzon që të shkruaj dy fjalë!

Premte, 06 Mars 2020 13:28

Në 29 Maj të vitit 2013, kur ende ishte në opozitë, Edi Ramës, i erdhi një `surprizë` Nga Kosova. Komuna `Skënderaj`, ne qendër të Drenicës ku përfshihet edhe fshati Prekaz i famshëm, nga lindi lufta epokale e UÇK-së me në krye Adem Jasharin dhe familjen e tij, e kishte nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Menjëherë pas kësaj Edi Rama nëpërmjet një `cicërime` në Twitter  e ka cilësuar si “surprizë fantastike” vendimin e Komunës së Skënderajt në Kosovës

“Mirënjohje e thellë për kë e propozoi dhe e votoi në komunë këtë titull kaq të lartë për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun, Sami Lushtaku. E pas 23 qershorit do hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri-Kosovë model i ri zhvillimi”, shkruan Edi Rama, plot entuziazëm rreth 7 vite më parë.

Ky nderim për Edi Ramën në atë kohë u kundërshtua ashpër nga mjaft figura politike dhe publike në Kosovë, të cilët deklaruan se Edi Rama ` nuk ka dhënë asnjë kontribut, as për UÇK-në, as për Drenicën e as për Kosovën`!

Dhe duket se, që atëherë kanë pasur të drejtë. Për disa ditë rresht në Kosovë po përkujtohet nga “i madh e vogël”,  22 vjetorin i rënies së dëshmorit legjendar Adem Jashari dhe masakrimit nga serbët i familjes së tij në Prekaz, në datat 5-7 mars të vitit 1998. Nuk ngeli shqiptarë i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe kudo në botë që në mënyrën e tij, të mos e përkujtonte këtë epopenë e Jasharëve.

Vetëm `Qytetari i Nderit` të komunës ku Adem Jashari kishte shtëpinë-bazë lufte e nisi luftën për Kosovën e lirë, kryeministri i Shqipërisë nuk denjoi që të shkruante dy gisht twitt, siç bëri atëherë në opozitë kur falenderoi për nderin e madh.

Duket se marrëdhënia vëllazërore e tij me presidentin e Serbisë Aleksanër Vuçiç, (i cili në kohën që masakrohej familja Jashari, ishte zëdhënës i Milosheviçit dhe shfaqej në ato anë me armë në dorë), nuk e kanë lejuar që të bëjë qoftë edhe përkujtim formal publik me rastin e këtij 22 vjetori.

Edi Rama që kur ishte në opozitë shkruante se, “Pas 23 qershorit (2013) do hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri-Kosovë model i ri zhvillimi”. Por ja ku jemi sot pas 7 vitesh që ai është në pushtet dhe marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, janë në pikën më të ulët historike.

Në atë kohë komisioni për informim i degës së LDK-së (Sot në pushtet), siç raportonte gazeta `Zëri`, nëpërmes një reagimi zyrtar deklaronte, se shpallja qytetar nderi e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse ulje e vlerës së kësaj mirënjohjeje.

“Një vendim të tillë ne nuk e përkrahim, sepse kjo ia ul vlerën mirënjohjes ‘Qytetar Nderi’. Për ta marrë këtë titull, personi duhet të ketë dhënë kontribut për trevën. Popullata e kësaj ane nuk di cilat janë meritat e Edvin Kristaq Ramës dhe nuk i di arsyet që kanë çuar pushtetin lokal të marrë këtë vendim”, thuhej mes të tjerave në këtë reagim.

Akoma më i ashpër ishte reagimi i kryetarit të AAK-së në Skënderaj, Qazim Xani.

“Kontributi i Edi Ramës për Drenicën dhe Kosovën është zero. Bile për UÇK-në dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës, ai nuk ka bërë absolutisht asgjë. Madje, deri sa në Kosovë bëhej luftë dhe derisa shumë familje shqiptare ua hapen dyert familjeve kosovare, të cilat dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre, Edi Rama nuk ishte askund, besoj se nuk ka qenë as në Shqipëri…”, deklaronte ai.

Kurse Fadil Geci (LDD), ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thoshte se ky vendim dhe vetë Edi Rama si figurë nuk janë në frymën e Drenicës dhe një ditë ky titull do ti hiqet.

“Edi Rama nuk ka asnjë kontribut për Drenicën, për UÇK-në edhe më pak, e për Kosovën të mos flasim. Ai vjen në Kosovë kur e thërrasin jaranat e tij, i bëjnë muhabet dhe e përdorin për qëllime të veta, por ai vjen edhe për interesa të veta. Kjo mënyrë nuk mund të tolerohet dhe, së fundi, një kuvend, i cili përbëhet nga të zgjedhur të popullit nuk do të duhej ta merrte një vendim të tillë, sepse nuk do të shkojë shumë gjatë, e atij sigurisht se do t’i merret ky titull”, deklaronte Geci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...