‘Nisma e Ramës për betimet, antikushtetuese’/ Kush është KÇK tani?

Saturday, 07 Mars 2020 11:02

Para dy ditësh, kryeministri Edi Rama sulmoi nga foltorja e Kuvendit këdo, që nga media, opozita, presidenti dhe deri te Avokati i Popullit, duke thënë se janë bërë KÇK, që duan të ndalin Anti-KÇK-në. E kishte fjalën për një nismë të qeverisë së tij, e cila është vlerësuar si antikushtetuese nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile.

Por për të kuptuar se sa antikushtetuese janë gjërat që bën Edi Rama, mjafton të shihni një raport të fundit të Komisionit të Venecias për përplasjen mes mazhorancës dhe presidentit.

Le ta nisim nga fundi, nga nisma e qeverisë për të ndryshuar mënyrën e betimit të magjistratëve të lartë.

Komisioni i Venecias shprehet qartë në opinionin paraprak se sipas Kushtetutës, anëtari i Gjykatës Kushtetuese e fillon mandatin vetëm pasi bën betimin tek Presidenti. Pasi citojnë Kushtetutën, ekspertët e Venecias shprehen se “kjo do të thotë se anëtari [i Gjykatës Kushtetuese] nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek Presidenti. Betimi tek Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës”.

Edhe në përfundimet e tyre, ekspertët e Venecias janë të prerë në këtë pikë, kur shprehen se “Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi...duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”.

Kjo është vetëm një nga shkeljet kushtetuese pas skandalit të betimit te noterja te Lana. Të tjera nisin që nga ajo që u gatua në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi me listat nga kryetari, Ardian Dvorani. Ai thuhet se e ka bunkerizuar KED-në, duke shmangur kështu institucionin që duhej ta monitoronte sipas ligjit, pra Avokatin e Popullit. Kjo është arsyeja se përse Edi Rama e përfshin edhe Avokatin e Popullit në sulmin që i bën medias, opozitës dhe presidentit. Sepse ai nuk do kurrfarë transparence për të shkelur ligjet dhe Kushtetutën siç do vetë.

Një pyetja që lind tani është: Kush është KÇK në këtë mes, ata që po denoncojnë shkeljet kushtetuese apo ai që po kap çdo institucion dhe po shkel ligjet dhe dokumentin themelor?

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...