“Kampionët të vendosur për Pranverën Kuqezi!”, Meta kujton manifestin e 2 marsit, nxjerr fjalimin e boksierit të njohur

Saturday, 07 Mars 2020 14:17

Presdenti i vendit, Ilir Meta ka ndare sot me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook videon me apelin e kampionit Christian Demaj, ne manifestimin e 2 marsit ne Tirane. 

Teksa bashkengjit fjalen e tij, Meta shkruan “I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, Kampioni Christian Demaj🥊, i ftoi të gjithë shqiponjat🦅 të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shqipërisë🇦🇱, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurtë e të ndritur të Atdheut tonë”.

Postimi i Metës

I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, Kampioni Christian Demaj🥊, i ftoi të gjithë shqiponjat🦅 të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shqipërisë🇦🇱, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurtë e të ndritur të Atdheut tonë.
Falenderoj të gjithë Kampionët dhe sportistët që morën pjesë në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit dhe janë të vendosur në krye të vetëdijes qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë, me PRANVERËN KUQEZI! 🇦🇱

#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

📌 FJALA E KAMPIONIT CHRISTIAN DEMAJ NË MANIFESTIMIN MADHËSHTOR MBARËKOMBËTAR NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS

Të dashur miq!

Shqipëri dua të të dëgjoj!

Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem sot përpara jush në këtë Manifestim madhështor Kuqezi!

Vij këtu, përpara jush, pas një fitoreje të titullit Kampion Ndërkombëtar, vetëm përpara tre ditësh. Dëshiroj që këtë fitore t’ia dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit – Ditë e Besëlidhjes Kombëtare!

Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi!

Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullushëm që nuk duhet ta lemë të shpopullohet!

Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm dhe për të rinjtë që duhet të ndërtojnë të ardhmen këtu, në Atdheun tonë!

Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë në folenë e tyre!

Sot është dita e shqiponjave që formojnë Beslidhjen Kuqezi, sot është Dita e Sovranit.

I ftoj të gjithë shqiptarët anembanë botës t’i bashkohen Besëlidhjes Kuqezi.

Beteja për Kushtetutën është beteja e të gjithëve, është beteja për të ardhmen tonë.

Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë!

Të gjithë së bashku në mbrojtje të Kushtetutës!

Ju faleminderit!

 

Modifikuar më Saturday, 07 Mars 2020 14:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...