“Shkarkimi i presidentit shkelje e demokracisë në Shqipëri”, juristi Braho: Venecia foli qartë, Meta ka të drejtë

Diel, 08 Mars 2020 13:41

Në raportin paraprak të Komisionit të Venecias, i jepet të drejtë presidenti të republikës Ilir Meta, lidhur me interpretimet e tij për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë raport renditen një sërë argumentesh sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga mazhoranca.

Në raport ka një konstatim të fortë kur thuhet se parlamenti dhe pushteti dominohet nga një parti. Ndaj Komisioni i Venecias i shton një pyetje Parlamentit?

Juristi Ledio Braho nga studio e ABC Neës është shprehur se venecia e ka treguar qartë në draftraportin e tij se kreu i shtetit nuk e ka shkelur ligjin në lidhje me interpretimet e tij për Gjykatën Kushtetuese.

Ky është një draft opinion dhe palët kanë të drejtë që të bëjnë opinionet e tyre dhe në 22 mars pritet që të bëhet dhe vendimi përfundimtar. Ajo që ka dalë është se presidenti ka qenë në të drejtën e tij kushtetuese. Dhe në raportin e Venecias vetëm Besnik Muçi rezulton se ishte zgjedhja e drejtë ndërsa të tjerët jo. Draft opinioni është i qartë në pezullimin që presidenti bëri në anulimin e kandidatit të dytë me arsyetimin se pa e zgjedhur kuvendi të parin nuk mund të zgjidhte ai të dytin. Draft opinioni i Venecias tregon se ky është një vendim i drejtë.  Raporti i komisionit të Venecias e bën të qartë se afati 30 ditor është ligjor dhe është i parashikuar dhe duke qenë i tillë duhet të lidhte dhe një detaj në lidhje me këtë afat”, tha juristi Braho.

Ndër të tjera ai është shprehur se ky draft raport është hartuar mbi kërkesën e mazhorancës për të shkarkuar kreun e shtetit.  Tashmë sipas tij pritet që mazhoranca te reflektojë në lidhje me dekretin e presidentit. Të paktën pritet që ajo do të prese 22 marsin për të parë raportin përfundimtar të venecias në lidhje me këtë çëhstje dhe pse duket se do të jetë i njëjtë.

“Reflektim nga mazhoranca ka përderisa presin një raport përfundimtar nga venecia dhe nëse do të jetë i njëjti opinion atëherë priret të mos e rrëzojë dekretin e presidentit dhe të mos e rrëzojë ligjin e betimit të avokatëve. Nëse në rastin e Polonise dhe Ukrainës është betim ligjor në Shqipëri është kushtetues dhe nuk mund që ti me ligj betimin para presidentit ta delegosh diku tjetër. Ky është një parashim kushtetues që nuk mund ta ndryshosh dot. Nëse mazhoranca do të ketë vullnetit të respektojë Komisionin e Venecias atëherë betimi pranë presidentit nuk do të hiqet”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe vendimin e Dvoranit për të zgjehdjen e listës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ndër të tjera ai është shprehur se Presidenti Meta nuk mund te shkarkohet pa praninë e Gjykatës Kushtetuese.

Për Dvoranin duhet të themi se ka një hetim nga SPAK tashmë ka dhe një draft raport nga Venecia dhe kjo tregon se ka një shkelje nga ai pasi ai nuk ka respektuar radhën se si zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Drejtuesi i KED ka shkelur Kushtetutën duke abuzuar me dorëzimin  elistave pranë presidentit dhe kuvendit. Kjo është një situatë që ka ardhur nga sjellja e KED dhe mbëhstetja e mazhorancës botimi i gabuar në fletoren Zyrtare. Draft opinioni ëhstë i qartë KED ka shkeluar Kushtetutën dhe nuk ëhstë shkelje ligjore kjo e bën më të rëndë një gjë të tillë. Për të zgjidhur situatën duhet një ulje politike një marrëveshje mes palëve pasi sjellja e komisionit hetimor ka sjellë disa shkelje kushtetuese në Shqipëri.  

Pas një raporti përfundimtar palët do të reflektojnë  ndërsa ajo që ka të bëjë me procedurën për të shkarkuar presidentin ku thuhet se nuk ka asnjë kusht për shkeljen e tij dhe kjo është një vendim politik dhe bën thirrje që presidenti ëhstë i vetmi institucion në mbështetje të opozitës dhe kjo tregon se ajo nxjerr në pahah se parlamenti Shqiptar është monopartiak. Nëse do të shkarkohej presidenti atëherë do të kishim shkelje të demokracisë në Shqipëri. Edhe nëse mazhoranca nuk bindet me raportin e Venecias nuk mund ta shkarkojnë Presidentin për sa kohë nuk ka Gjykatë kushtetuese, është thjesht një mesazh politik, pasi presidenti do të vijojë të kryje kopetencat e tij”, është shprehur juristi Ledio Braho./abcnews.al

Login to post comments