Moment kritik/ Vasili thirrje Ramës: Boll i shpërdorove taksat! Mer masa për mbrojtjen nga koronavirusi

Diel, 08 Mars 2020 13:33

Në një moment kritik për rajonin e Ballkanit, kur rastet me koronavirus po përhapen me shpejtësi si në Itali, po ashtu edhe në Greqi, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Ramës që shtetit të përforcojë masat sanitaro epidemiologjike më shumë se kurrë më parë.

Në një status të publikuar në Facebook, Vasili i ka kërkuar gjithashtu kryeministrit Rama që të vendosë gjithë financimin e nevojshëm për të përballuar kërcënimin që vjen nga koronavirusi, pasi deri tani masat e mara janë tërësisht të pamjaftueshme.

Postimi i plotë:

Edi Rama shqiptaret paguajne taksa qe te mbrohen nga coronavirusi!

Pandemia nga coronavurusi ka hyre ne nje moment kritik pasi Italia vazhdon te kete nje situate teper te rende si dhe ne Ballkan vecanerisht ne Greqi ku rastet kane pesuar rritje te menjehershme,por edhe cfaqja ne vende te tjera te rajonit.

Duhen perforcuar masat sanitaro epidemiologjike ne Shqiperi me shume se kurre.

Keto masa kerkojne para se gjithash materiale mjeksore te bollshme dhe mbrojtjen e personelit mjeksor me cdo kusht si armata qe perballon ne vije te pare pandemine.

Eshte jetike te vendoset gjithe financimi i nevojshem.

Ky financim aktual eshte teresisht i pamjaftueshem.

Edi Rama shpenzo taksat qe shqiptaret paguajne per te garantuar mbrojtjen e personelit mjekesor.

Edi Rama shpenzoi taksat e shqiptareve per ti mbrojtur ata, jo per te bere show ti me parate e shqiptareve.

Edi Rama mjaft i shpenzove parate e shqiptareve per ti ndare me oligarket e tu me PPP dhe me tendera me 99.99% te vleres.

Edi Rama boll i shperdorove taksat e shqiptareve me rilindje urbane e lloj e soj idiotesirash grabitqare.

Edi Rama shpenzo nga taksat per coronavirusin aq sa shpenzon per 1 km rruge koncesionesh pra 20 milion euro.

Edi Rama po nuk e bere sot, gjithe urrejtja e njerezve do te bjere mbi ty.

Edi Rama mos harro qe shendetin nuk e fal kush, mos e harro kurre kete!!

 

 

 

Login to post comments