Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku njoftoi sot se ka pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut.
Sikurse raportojnë mediat kosovare kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj shtetit Italian, i cili ka vendosur karantinimin e qytetarëve në betejën kundër koronavirusit.
Abdixhiku tha se pas këtij rekomandimi ka marrë vendim për anulimin e tyre.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, që thotë se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.
Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.