Koronavirusi në Shqipëri/ Basha anulon dy aktivitetet e planifikuara për sot

Hënë, 09 Mars 2020 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Vendimi vjen pas konfirmimit te dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tone, e nderkohe qe Task Force e Qeveria vendosen anulimin e cdo grumbullimi e aktiviteti deri me 3 prill, si dhe mbyllje te aktivitetit arsimor per 2 jave, deri me 23 mars. 

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

“Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar”- njofton PD.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të kryedemokratit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Login to post comments