'Leri lojërat e fjalëve'/ Basha, Ramës: Më në fund e pranove të vërtetën, maskat janë të skaduara

Tuesday, 10 Mars 2020 18:07

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i përgjigjet edhe një herë deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

Përmes një postimi në Twitter, Basha fton shefin e qeverisë të lerë lojërat e fjalëve dhe të fokusohet tek problemi real i shqiptsarëve.

"Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët", shkruan Basha

Daljen e Ramës me maskë gjatë mbledhjes së qeverisë, Basha e quan "shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.

"Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara", vijon më tej kreu i opozitës.

Image

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër por një thirrje që buron nga këshilla e OBSH. Ne vendosëm që të mbyllnim shkollat, kopshtet, universitetit jo për t’iu dhënë vajzave e djemve tanë një dy javësh pushim për t’u mbledhur nëpër disko, nëpër pub-e si të ishte një kohë e zakonshme sepse kjo është një kohë lufte. Një luftë që bota do ta fitojë, ne do ta fitojmë por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos të kufizojmë dëmet që mund t’i shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin por shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë", u shpreh gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Rama. /A.R, Syri.net

Login to post comments