Gjeneral Ahmetaj kryeministrit Rama: “Përrallat me luftëra tregojua Zahove, ndërsa për sigurinë e jetës së qytetarëve keni përgjegjësi shtetërore”!

E Enjte, 12 Mars 2020 13:43

A. Vetëm për hatër të së vërtetës, duhet përsëritur se, Zoti Basha, sikurse edhe në rastin e tërmetit, edhe për pandeminë e Coronavirusit, ka bërë diferencën e sjelljes politike në 30 vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës së bllokmenëve të vjetër: “Zero politikë. Zero propagandë. Zero kompromise me jetën, fatkeqësitë, sigurinë e qytetarëve dhe interesat kombëtare”. A. Vetëm për hatër të së vërtetës, duhet përsëritur se, Zoti Basha, sikurse edhe në rastin e tërmetit, edhe për pandeminë e Coronavirusit, ka bërë diferencën e sjelljes politike në 30 vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës së bllokmenëve të vjetër: “Zero politikë. Zero propagandë. Zero kompromise me jetën, fatkeqësitë, sigurinë e qytetarëve dhe interesat kombëtare”. Konkretisht, që në ditën e parë të shfaqjes së pandemisë (COVID-19) në Italinë fqinje, Basha i`u ka adresuar thirrje të përsërituara qytetarëve: “të ruajmë qetësinë, të shmangim panikun, të rrisim vigjilencën dhe solidaritetin mbarëqytetar, zbatimin e listës së masave parandauese sipas protokollit të OBSH si dhe raportuar menjëherë simptomat pranë institucioneve shëndetësore”.  Po ashtu, çdo ditë e në vijim, i ka bërë thirrje Qeverisë të mos bëjë propagandë, por: “vlerësimin urgjent të rriskut; vlerësim të skenarëve të mundshëm sipas shkallës së rreziqeve; të përcaktojë nevojat për pajisje, personel, kapacitete dhe buxhet shtesë; përkujdesje e shtuar shëndetësore; transparencë dhe solidaritet mbarëqytetar”. Më konkretisht, opozita i ka kërkuar Qeverisë që, nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave dhe maskave bazike, të cilat “për fajin e Bashës!!” na dolën se  paskan skaduar që në vitin 2011), urgjentisht, të realizojë blerjen e paketave të pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve, infrastrukturave, detyrimet shtrënguese dhe masave të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuarëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra/grumbulluara nga eksperienca e vendeve të prekura.  Nuk kemi kërkuar që Qeveria “të shpikte rrotën”, por thjesht të alokonte një përqasje si, p.sh: të Rumanisë.Po ashtu, Zoti Basha, kurrë “nuk u ka bërë biografine politike”, siç në fakt, po bën Kryeminstri dalldisur dhe Ministria kamikaze e Shëndetësisë, etj ...”, por ka shprehur mirenjohjen, përkujdesjen dhe mbështetjen e paskursyer për sakrificat heroike dhe vetëmohimin e paçmuar  të personelit të mjekesor, Policisë së Shtetit, ushtarakëve dhe këdo të angazhuar në vijën e parë. Në shtesë, ne cilësinë e ekspertit, duke çmuar se jeta e qytetarëve përbën pjesën më thelbësore të Strategjisë së Sigurisë, sugjerova mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili, e përsëris edhe më qartë, mbetet i vetmi mekanizëm i besueshëm kushtetues, ku Qeveria, institucionet dhe strukturat shtetërore kanë detyrimin zyrtar të raportojnë zyrtarisht (neni 92/h i Kushtetutës), për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, inventarin e gjendjen faktike të kapaciteteve dhe planet e blerjes së pajisjeve speciale, për të parandaluar, reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë pandemi mjekësore. Si shembull, përsërisë rastin e Rumanisë, ku Presidenti 3 javë më parë zhvilloi një takim-urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me këtë subjekt. Por cilat ishin produktet e takimit?! “Një matricë e integruar kombëtare, me vlerësimet dhe skenarët e mundshëm sipas peshës së rrezikut (risk assessment); paketa e masave, institucionet përgjegjëse respektive dhe plani i aktivizimit të kapaciteteteve për t`u përballur në mënyrë të përshkallëzuar me virusin. Kështu, në fazën e parë, të gjithë personat që vinin nga zonat e infektuara për në Rumani, i`u nënështruan karantinës së detyrueshme 15 ditore. Shkelësit e saj i ndëshkonte (këtë që Qeveria  po bënë “si kofini pas të vjelave”). Kjo matricë është e shtrirë në 4 faza, sipas 4 skenarëve, deri te më i vështiri (worst case scenario). Ekpertët Rumunë kanë parashikuar mesin e prillit, si pikën kulmore të përballjes me këtë virus. Kujtoj se, në Itali jetojnë rreth 1.3 milionë rumunë, dhe vetëm në 1 ditë pas epidemisë, nga Italia drejt Rumanisë kanë udhëtuar rreth 40 mijë qytetarë. Kështu, përqasja e Rumanisë konsiderohet si model i sjelljes shtetërore ndaj përhapjes së virusit. Në vijim,  nën drejtimin, shembullin dhe direktivën e Kryetarit PD: “Te qytetarët, me qytetarët, për qytetarët”, strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës, prej 2 javësh vijojmë të ndjekim (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, të përgjegjshëm dhe të motivuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë, me qëllim mospërhapjen, menaxhimin e rrezikut, adresimin e masave të duhura, si dhe ulur në maksimumin e mundshëm pasojat.   B. Në të kundërt, sjellja e Kryeministrit: “papërgjegjshmëri cinike, llogje me rrogëtarët-gjuz-arë në palo-Kuvend”, qesëndisje “si gratë e liga, gjithë dynjanë,” dhe zbulon “armikun e popullit” te rivalët politikë, te opozita, te Basha, armiq të jashtëm ose koalicion armiqësh njeherësh. E thenë më qartë, Qeveria dhe institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë kushtetuese për adresimin e masave parandaluese: “jo të tregojë përralla me luftëra për Zahot, as të bëjë prapagandë cinike me Braçe-Manastrilliu&co; as të shpërdorohet/deformohet në një luftë politike për të mbajtur me “dhëmbë” pusht-etin, si dhe as llastohet me paranojën e pushtetarit të madhërishëm”, por të zhvillojë kapacitete për të siguruar jetën e qytetarëve nga këto kërcënime.  Mbasi fatkeqësisht u konfirmua pacienti i parë (por jo pacienti zero), Opozita shprehu shqetësimin dhe denoncoi një fakt kriminal të vërtetë: “maskat për personelin mjekësor kanë skaduar që në vitin 2011”, si dhe i bëri thirrje Prokurorisë (jo PM), ta hetojë këtë akt kriminal.  Përsëri, Kryeminsitri krekoset si ‘kaposhi në majë të ...”, por edhe këtë radhë, si pothuaj në 7 vjet, nuk na “zhgënjeu aspak”, me arrogancën, dalldisjen, paaftësinë, deformimin, papërgjegjshmërinë dhe propagandën cinike.Qytetarët shqiptarë nuk janë as çiliminjë, as Braçia, as Spiropali, që t`u tregohen përralla me armiq-politik, me tanke dhe bunkierë, por as dele për t`u ushqyer me propagandë/diarenë politike të ditës, me fjalime dhe gënjeshtra. Mjaft është mjaft – enough is enough!Në përmbledhje, i kërkoj Kryeministrit, të mos shpenzojë energji në “betejat bolshevike me opozitën”, të mos bëjë “biografinë politike të mjekëve dhe infermiereve”, por ta ngulisë mirë në mëndje se, nuk është pronar, e as “i dërguari i Allaut”, por më i paguari dhe përgjegjësi nr. 1 për standardet e sigurisë e jetës së qytetarëve. Si ish-funsionar i lartë ushtarak, do këshilloja planizimin, pajisjen (me mjete mbrojtëse të paskaduara!) dhe përdorimin e përshkallëzuar të Forcave të Armatosuara. Thënë këtë, i bëj apel qeverisë, që përdorimi i Policisë Ushtarake (pjesë e organikës së FA) të bëhet vetëm mbi bazën e neneve 173 dhe 174 të kushtetutes (pas vendosjen gjendjes së jashtëzakonshme & fatëkeqësive natyrore), si dhe mbi bazën e neneve 22 dhe 23 të ligjit nr. 59/2014: “mbi pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA”. Dhe ri-kujtoj se Gjykata Kushtetuese, me vendim nr. 10-15 ka rrezuar dy pikat  (3), të neneve (22 & 23), të cilat i jepnin Kryeministrit, 2 kopetenca në Komandimin e FA në kohë paqe (përqasje e pushteteve totalitare, si Kim Jongu)!!
Per më tepër, këshilloj Kryeministrin, si dhe çdo përfaqësues të klikës në ikje: “të bëjnë vaksinën anti-paranojë”, të lënë protagonismin delikuent, propagandën cinike, përrallat me loja-luftrash dhe dalldisjen bolshevike kundër opozitës, por thjesht të ushtrojë me përgjegjësi dhe urtësi detyrën ndaj sigurisë së qyetarëve dhe interesave kombëtare.  Së fundmi, por e para nga rëndësia, uroj, lutem dhe besoj fortë se, mbarë shqiptarët do i`a dalim të fitojmë betejën me të keqen, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjevete të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë pandemi (kërcënim jetik për qytetarët).   


* Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës

Modifikuar më E Enjte, 12 Mars 2020 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...