Nuk njeh kufinj ajo që mund të bëjë kryeministri Edi Rama për të shfrytëzuar çdo situatë të vështirë në vend me besimin se kjo do i japë kredite politike.
Mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tyre me atë që e quajnë çmenduria e radhës e kryeministrit.
Atyre jo vetëm iu ka mbërritur një mesazh personal nga Edi Rama në celular, por po iu bllokohen telefonatat e tyre ngaqë kryeministri kërkon të jetë protagonist edhe në këto momente dramatike.
Disa thonë se ky është kulmi, që të dëgjojnë kryeministrin edhe në celular tani. Të tjerë shprehen të zemëruar se si njeriu që i ka sjellë në këtë ditë të vështirë, iu ‘përdhunon’ edhe privacinë në këtë mënyrë.
Mesazhi i personalizuar vjen në momentin kur duhet të dëgjohen më shumë se të gjithë ekspertët, ata që qetësojnë vërtet njerëzit. Ashtu siç ndodhi pas tërmetit, edhe ky është një tregues se Rama nuk shqetësohet për asgjë, mjafton të jetë ai në qendër të vëmendjes.
Atë duhet të shohim çdo sekondë të ditës, nuk mjafton vetëm ekranet e mediave, tani na ka hyrë edhe në celular si një virus që ka terrorizuar njerëzit akoma më shumë në këto ditë paniku.