Në këto kohë të vështira ndodhin edhe nga këto situata surreale të denja për republikat e bananeve. Policia e Shtetit u ankua në një njoftim për fluksin e pazakontë të telefonatave nga qytetarët. Ata sqaruan se nuk duhen bërë telefonata për sqarime, por vetëm për raste emergjente.
Po kaq të shqetësuar nga situata me telefonat janë edhe mjekët, që po udhëheqin betejën kundër koronavirusit. Por ironia është se telefonatat po i ngarkon më shumë ndërhyrja brutale e kryeministrit shqiptar me mesazhin e tij.