Avokat Spartak Ngjela reagon ashpër për daljet e shumta të kryeministrit Edi Rama për të folur rreth koronavirusit.
Ngjela e ironizon Ramën duke e quajtur ‘të fandaksur’ që ‘s’ka lidhje me mjekësinë e nivelit të lartë’, dhe thotë se për këto çështje duhet të flasin ekspertët.
Sipas avokat Ngjelës, ‘halli’ i Ramës është se nuk ka arritur të karantinojë shqiptarët e ardhur nga Italia.
Reagimi i Spartak Ngjelës:
More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa?!!!!
Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjekësinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.
E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…
© SYRI.net