Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, videon e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bëri thirrje sot profesionistëve të shëndetit në pension, por edhe studentëve që të ndihmojnë për të përballuar betejën e nisur me koronavirusin.
Pak minuta më parë, thirrjes së saj i është bashkuar edhe presidenti Meta, i cili duket se iu bën thirrje mjekëve në pension dhe studentëve të ndihmojnë bluzat e bardha në luftë me armikun COVID 19.