VIDEO skandal/ Makina e emergjencave sillet kot nëpër Tiranë, nuk jep ndihmë

Saturday, 14 Mars 2020 20:07

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka denoncuar mbrëmjen e sotme një fakt skandaloz.

Sipas tij, një makinë e lëvizshme e Emergjencave Civile që ka kushtuar 300 mijë euro, nuk vihet në punë për të ndihmuar në këtë situatë, por qarkullon kot nëpër Tiranë.

Denoncimi i plotë i Shemsi Prençit:

 

SKANDALOZE.

 

Ky automjet që shikoni duke bërë xhiro nëpër rruget e Tiranës, nuk është Autoambulancë, por është Vendkomand Mobile për Emergjencat Civile (shëndetësore).

Ka kushtuar plot 360.000 euro dhe do ishte një luks për Shqipërinë sot që me paisjet që ka, të ishte në dispozicion të koordinimit, drejtimit dhe inspektimit nga ekipi drejtues i Emergjencës Shëndetësore për shkak të Covid -19, pasi breda këtij mjeti ka 5-7 poste pune me të gjitha sistemet (Camera, telefon, TV dhe sistem mbrojtës).

Ndërkohë që në automjet është reklamuar dhe Numuri i Unifikuar i Emergjences Evropiane 112. Automjeti nuk angazhohet në asnjë shërbim , por në të shëtisin vetëm dy kapterr të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës.

Duhet ta dijë Mbreti këtë situatë, në të kundert, ka luksin dhe paisjet e shumta e moderne të lëna vetëm në dispozicion të kapterrave...!

 

Login to post comments