Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar përmes një video në facebook, transportimin e një grua të mbërritur nga Anglia, e dyshuar me COVID 19, ndërsa personeli mjekësor, thotë ai nuk ka veshjen speciale që nevojitet në të tilla raste.
Postimi i plote:
Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19.
Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!! Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!! Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre?
Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????