Të dhëna për koronavirusin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Saturday, 14 Mars 2020 21:08
Nga Kastriot Islami 
 

Gjithçka më poshtë bazohet në të dhënat e ekspertëve të OBSH dhe nuk ka asnjë grimcë me natyrë politike…

Duhet patur parasysh se çdo interpretim është kompleks dhe duhet vlerësuar me shumë kujdes për të mos krijuar as panik as eufori.

Shifrat e OBSH duhet të lexohen me realizëm, të zhveshura nga propaganda dhe subjektivizmi… 

Nga të dhënat e përafërta (sepse jo të gjithë shtetet kanë ofruar të dhëna të plota) të OBSH, sot më datë 14 mars 2020 (deri në këto momente), nga shtete apo territore te planetit, për gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi rezulton:

a) Persona të infektuar- 154279(sot kjo shifër është shtuar me 8808 individë)

b) Viktima nga koronavirusi- 5798(kjo shifër është shtuar sot me 382 individë).

Popullsia në këto shtete është afërsisht 6,68 miliard banorë.

Kjo do të thotë se:

a) Për çdo 100 mijë banorë rezultojnë mesatarisht të infektuar në të gjithë globin 2.31 individë.

b) Për 1 milion banorë rezultojnë mesatarisht, deri më sot 0.87 viktima apo afërsisht 1 banor.

c) Nga 100 të infektuar rezultojnë mesatarisht 3.8 viktima:

Kujdes duhet bërë për t’iu shmangur infektimit!!!

Numri i individëve të infektuar për 100 mijë banorë rezulton:

a) Me 35 banorë në Itali, një nga shifrat më të larta në vëndet e zhvilluara.

b) Me 15.71 në Korenë e Jugut.

c) 15.35 në Iran, me 16.04 në Zvicër, me 19.61 në Norvegji.

d) Me 5.61 në Francë, me 5.04 në Gjermani.

e) Në Kinë, shifra e sotme (e stabilizuar) është 5.63.

Në Shqipëri numri i individëve të infektuar është sot 38, ose kjo shifër për 100 mijë banorë është aktualisht 1.32 banorë. Kjo është një shifër rreth 26.5 herë më e vogël se në Itali, 4.3 herë më e vogël se në Francë, 3.8 herë më e vogël së në Gjermani… Por duhet që ky vlerësim të merret me rezerva sepse: i) ose Shqipëria është me shumë gjasa ende larg maksimumit të pandemisë,

ii) ose sistemi i testimit është shumë më pak efikas se në vendet e tjera, të tilla si Italia, Gjermania, Franca e tjerë,  iii) ose sepse Shqipëria është një vend më pak i lidhur me vendet burimore të infektimit.

Duhet patur parasysh se ky është një bilanc paraprak, sidomos për disa vende që nuk e kanë kaluar situatën e ‘pikut’, pra të maksimumit të pandemisë së koronavirusit. 

Pikërisht kështu mund të interpretohet shifra e ulët e të infektuarve për 100 mijë banorë në rastin e Shqipërisë, krahasuar me Italinë, Gjermaninë, Francën e tjerë… por edhe ndaj Sllovenisë ku rezultojnë deri më sot 8.64 individë të infektuar për çdo 100 mijë banorë. 

Po ashtu duhet patur parasysh se sa efikas është sistemi i përcaktimit të të infektuarëve përmes testit të këtij virusi; ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë ngritur një sistem operacional dhe efikas të testimit të të infektuarve, disa vende të tjera kanë sisteme që ende nuk janë të gjendje të përcaktojnë me saktësi numri e të infektuarve me koronavirus duke rezultuar kështu me shifra jorealiste.

Po ashtu nga të dhënat e OBSH rezulton se në vendet e pazhvilluara shifrat në dukje të ulëta për momentin ose tregojnë se nuk është arritur situata e maksimumit të pandemisë, ose këto vende nuk kanë sisteme efikase për të identifikuar dhe/ose përcaktuar përmes testit numrin e të infektuarve, por edhe disa nga këto vende karakterizohen nga klimë e nxehtë.

Në rreth 20 vendet e mëposhtme numri i të infektuarve është 1 ose 2 banorë: Burkina Faso (2); Gana (2), Namibia (2), Kamerun(2), Honduras (2), Xhersej (2), Nigeri (2), Venezuelë (2), Sudani (1), Nepali (1), Bregu i Fildishtë (1), Republika e Kongos (1), Etiopia (1), Gaboni (1), Kenia (1), Ruanda (1), Togo (1), Jordani (1), Mongoli (1), gjë që mund të interpretohet me faktin se këto janë vende me klimë të nxehtë, ose se këto vende nuk kanë arritur situatën e maksimumit, ose se këto vende s’kanë sisteme të besueshme të testimit/identifikimit të të infektuarëve (?!).

Login to post comments