Sonila Meço: Si komunikojnë liderët e tjerë dhe si komunikon Rama

Diel, 15 Mars 2020 10:19

Edhe pse Shqipëria dhe mbarë planeti po kalojnë ditë të vështira, sërish makineria qeveritare në vend ka për synim propagandën.
Kryeministri Edi Rama ka dominuar hapësirën publike, duke mos i lënë radhë dhe mundësi asnjë eksperti.
Por ai po ashtu e ka braktisur zyrën e tij dhe po komunikon nga Surreli për vendimet e qeverisë. Dikush ka ironizuar, duke thënë se Rama nuk po na jep udhëzime si të bëjmë seks, të tjerë pyesin se cila është transparenca e këtyre vendimeve.
Kurse gazetarja Sonila Meço sjell njç fotomontazh se si komunikojnë burrat e shtetit në botë dhe se si komunikon Edi Rama.
"Liderët e vendeve të ndryshme në komunikimin ditor për coronavirus-in", shkruan ajo

Login to post comments