‘Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobusë apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave
Frikë aspak, kujdes po!’, shkroi Rama në Facebook dje.
Por kryeministri harroi të sqaronte se cfarë ndodh me ata që u skadon afati i qëndrimit në vende si Greqia apo Italia.
Ministria e Brendshme greke konfirmon për Top Channel se për personat që plotësojnë afatin e qëndrimit në zonën Shengen nuk do të ketë asnjë shtyrje afati.
“Kufijtë e Greqisë janë hapur, lëvizja është e lirë, ndaj kush ka mbushur ose mbush afatin, duhet të largohet”, deklarohet nga ana e ministrisë.
U bëhet thirrje të gjithëve të largohen, pasi gjobat do të vendosen pa asnjë përjashtim.
Nga momenti që nuk kemi asnjë shtyrje nga Drejtoria Qendrore e Kufirit të BE-së, do të procedojmë sipas ligjeve dhe do të vendosim gjobat sipas ligjeve në fuqi. Nëse do të ketë ndonjë urdhëresë të posaçme më vonë, nuk e dimë”, u tha gjithashtu nga autoritetet.
Raportohet se sot, deri më tani, në Kakavijë kanë kaluar 2 vetë nga Greqi në Shqipëri, të cilëve u kishte kaluar data e qëndrimit të shtetin fqinj, duke mrrë gjobën e parashikuar në rastin konkret.