Genc Pollo: Shkarkohet mjeku i urgjences, mekati i vetem ishte se tha te verteten

Diel, 15 Mars 2020 11:59

Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!
Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim.
Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë
Një mjek më shumë i flakur në rrugë për dashakeqsi të qeverisë.

Login to post comments