Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, këshillon qytetarët që në çdo rast të drejtohen tek mjekët për të marrë mjekim.
Duke qenë me profesion mjek, Vasili thotë se është e gabuar të vetëdiagnoztikohen.
Gjithashtu, ai thotë se edhe ibubrofeni nuk duhet konsumohet pa u këshilluar më parë me mjekët.
Vasili: Jam shqetësuar me një mesazh që një përgjegjës urgjence që u ka dërguar qytetarëve që ka të bëjë me vetëdiagnostikim. Asnjëherë mos tentoni të vetëdiagnostikoheni dhe të vetëmjekoheni. Kjo është e rëndë në një ditë të zakonshme por është jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike në kohë pandemie. Në çdo rast drejtohuni vetëm tek mjekët. Komunikoni me mjekun e familjes apo numrin 127 dhe duhet të veproni vetëm pasi mjekët t’ju këshillojnë çfarë duhet të bëni.
Dje keni marrë mesazh që të përdornin ibubrofen. Po dje, ministri i Shëndetësisë së Francës këshilloi që të mos e përdorni. Unë u bëj apel që të mos e përdorni pa u këshilluar me mjekët.