Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 95-vjetorin e themelimit të Bankës së Shqipërisë. Përmes një mesazhi, kreu i shtetit e ka cilësuar këtë datë një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.
Teksa u ndal tek situata që po kalon vendi ynë, për shkak të rasteve të shfaqura me korovirus, Meta theksoi se Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët.
MESAZHI I METES
Sot është 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.
Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.
Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët.
Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar.
Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotm