Manastirliu u bën thirrje mjekëve e studentëve, por nuk pranon ‘armiqtë’ e partisë

Diel, 15 Mars 2020 13:31

Një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, doli publikisht dhe kërkoi ndihmë nga studentët e deri tek mjekët në pension që ti bashkohen trupës së infektivit që po lufton me koronavirusin.
Disa përgjigje pozitive kanë ardhur, ndërsa duket se ‘armiqtë’ e partisë, denoncuesit e sistemit spitalor nuk janë të dëshirueshëm.
Pas shkarkimit pa motiv të mjekut, Ilir Allkja, i cili denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse, një tjetër rast tregon anshmërinë e kësaj qeverie edhe në këto kohëra krizash.
Me një mesazh në SYRI.net, infermieri Frrok Bardhi që denoncoi publikisht para 2 vitesh mungesën e mjeteve, tregon se nuk po pranohet që të rikthehet dhe të ndihmojë në këtë përballje.
Ja çfarë shkruan Frrok Bardhi:
Shoke dhe miq por dhe ''miq'' mbas daljes time publike dy dite me pare per te ofruar ndihmen time me provoje 30 vjecare ,dje gati gati 24 ore me pare kam nisur ne numrat e tyre te cel privat kete mesazh shtetasve te meposhtem ,qe ndodhta fatkeqesisht jane ne ato pozicione,por asnjë përgjigje deri më tani?
Mesazhi ishte si me poshte.
--------!!! Z Ministre e Shendetesise Ogerta Manastirliu, z zv Ministre e Shendetesis Mira Rakacolli, z Drejtor i spitalit te Traumes Arben Zenelaj , Z Afrim Kastrioti shef i Urgjences paraspitalorte te Spitalit te Traumes, qofshi mire.
Jam Infermier Frrok Bardhi, jam i gatshem te rikthehem ne pune prane Urgjences paraspitalore te SUT qe neser edhe pse jam larguar padrejtesisht prej saj, duke dashur te sherbej popullit tim ne kete moment te veshtire.
Sinqerisht, Shqiptarisht Frrok Bardhi.-----

Login to post comments